LajmeMagazina

Hoxh Idrizi: Rinia e fshatit Samolicë e dhënë pas fesë dhe namazit

Kohëve të fundit janë të rinjtë ata të cilët janë vizitor të shumë të Xhamive dhe në këtë mënyrë përfillin rregullat dhe fenë islame. Janë fjalat e Bexhet Idrizit imam në xhaminë e fshatin Samolic të komunës së Bujanocit i cili përplot 70 vite është imam i kësaj Xhamie dhe asnjëher më parë nuk ka qenë më shumë i kënaqur me rininë e cila përfill fenë Islame, falë namaz dhe nuk lënë anash obiligimin si mysliman të ikryej me kohë.
Në fshatin Samolicë të Bujanocit në faljen e namazit të xhumasë shihet interesim i kënaqshëm në mesin e këtij xhemati kryesisht të rinjë dhe për këtë të  fundit imami Bexhet Idrizi tha se,  janë këta të rinjë ata të cilët bëjnë bashkimin mes fabrikës dhe xhamisë, mes universitetit dhe mejdanit, mes Kuranit dhe laboratorit, mes lavdisë së jetës, janë ardhmëria më e mirë e vendit, thota hoxha i nderuar.

Të rinjët e fshatit Samolicë, janë visitorë të shpesht të xhamisë jo vetëm në ditën e xhuma ata e ndijen obligim të kryejn namazin jo vetëm në xhami por ata edhe nëpër shtëpi falen dhe luten për të ardhmën e tyre. Në fshatin Samolicë janë 4 lagje,Tërnocali, Shemshir, Korb dhe lagja e Poshtme ndërsa në këtë vendbanim janë tri xhami. Thotë Zoti në Kur-an, duke I portretizuar të rinjtë besimtarë, të cilët ndryshimin e  bëjnë realitet janë po këta djelmosha që besojnë dhe ne do ti japim forc në rrugën e drejtë, shprehet në fund imami i Xhamisë.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button