Lajme

Muftiu i Luginës: Ardhja e Vladimir Putinit në Beograd i ka shërbyer politkës së Vuçiqit dhe qeverisë së tij

Lidhur me vizitën e shefit të federatës ruse në Beograd, Vladimir Putin, është shkruar dhe komentuar si në mediat vondore, po ashtu edhe në ato ndërkombëtare.

Lideri rus Putin u prit nga mijëra qytetarë anekënd Serbisë, duke filluar nga Bujanoci e deri në Suboticë, të cilët janë sjell me autobusë dhe janë gostitur me nga një senduiç si në kohën e ish regjimit të Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan të Kosovës.

Pritja spektakulare e Putinit u bë në Tempullin e Shën Savës, në prani të shtetarëve serbë nën masa të rrepta të sigurisë, të shoqëruar me dhjetëra “speciallca” e mijëra policë.

Zëvendës – reisi Nexhmedin ef. Saqipi është përgjigjur se përse nuk ka marrë pjesë në pritjes e Putinit në Beograd , pasi që klerikët fetarë ishin aty, Ai, shkurt e shqip u përgjigj: “ Do të kishte qenë nder për mua që të kisha qeneëpjesëmarrës në pritje të Presidentit Rus, po Serbia është një vend jodemokratik. Kisha ortodokse ende jeton me iluzione dhe nuk lirohet dot nga dogmat e ortodoktizimit kishtar. Shteti i Serbisë ka shumë punë për të bërë deri sa të reformohet, duke u nisur nga Kushtetuta e deri te jeta reale. Rusia është një shtet, i cili i respekton besimet fetare dhe misionin e tyre , ndërsa në Serbi, nuk ka stabilitet shtetëror e as fetar. Pse mos t’na ftonte edhe neve të bësimeve jo-ortodokse presidenti serb Vuçiq, në ceremonialin e pritjes së presidnetit rus Putin, për t’i treguar botës se jemi shtet multietnik, multikulturor e multikonfesional, pasuri kjo e cila mund të reflektoj paqe, stabilitet e integrime. Po këtë presidenti Vuçiq e ka organizuar më shumë për politikën e tij për vetkënaqësi, për t’I treguar popullit serb se ka mbështetjen e Rusisë shumëmilionshe.

Në vazhdim të pronocimit të tij njeriu i parë i Myftinisë së Luginës Nexhmedin ef. Saqipi, thotë se “ Feja Islame dhe sistemi demokratik pajtohen në esencë, që njerëzit duhet të jetojnë në paqe dhe tolerancë, të bazuar në dialog dhe transparencë, nuk ka më rëndësi se kush çka beson dhe çka i do zemra, për ne ka rëndësi procesi paqësor, që duhet ndërtuar në Ballkan me ndihmën e ndërkombëtarëve” .

Fundja, shtoi Myftiu Saqipi, për ne më nuk ka vlerë se çfarë orientimi merr Serbia , drejte rusisë apo Evropës , me rëndësi është që pushteti serb të vetëdijesohet, ngase qytetarët në Serbi dëshirojnë të jetojnë në paqe, sepse , janë lodhur, që nga vitet 90-ta me luftëra e me presione nga regjimet diktatiruiale dhe politika anticivilizuese.

Sa i përket shqiptarëve, tha në fund të pronocimit të tij Myftiu Saqipi, ne vetëm e kemi marrë orientimin drejt integrimeve evropiane, sepse, Zoti na ka falë vlera të qiltëra njerëzore, që historikishtë kanë kontribuar në botë për vendosjen e paqes, po edhe sot, shqiptarët së bashku me Amerikën, do te jenë urë lidhëse ndërmejet Lindjes dhe Perëndimit dhe një krahë i fortë i Aleancës Veriatlantike dhe NATO-s.

Related Articles

Back to top button