LajmeMagazina

Fondi shëndetësor paralajmëron shtrenjtim të barërave

Aktualisht kemi situatën që për barnat që jepen me recetë dhe që gjenden në listën A1 pacientët duhet ta paguajnë shtesë deri në çmimin e përgjithshëm, më së shpeshti 50 dinarë e më tepër. Përveç kësaj, për çdo kuti të barit paguhet edhe participimi 50 dinarë.
Kjo do të ndodh si pasojë nëse Fondi Republikan për Sigurim Shëndetësor sjell vendimin e paralajmëruar dhe heq pjesëmarrjen për barna me përqindje, rrit participimin në 100 dinarë, me të cilën çmimet e gjithë medikamenteve nga lista do t’i barazojë në 100 dinarë.  Nga Fondi shpjegojnë se kanë vendosur për këtë masë për të zbutur shpenzimet e të sëmurëve që për çdo muaj ndajnë për barna mijëra dinarë. Na duhet patjetër të ndryshojmë gjendjen në të cilin barnat e domosdoshme paguhen. Barnat nga lista A dhe A1 janë barna të domosdoshme. Shumë pacientë shpeshë duhet të marrin barna nga të dyja listat. E dijmë se një numër i ckatuar i barnave do të shtrenjtohen për 50 dinarë, por me këtë do të zvogëlojmë shpenzimet e atyre njerëzve që përdorin barna të shtrenjta. Na duhet të jemi solidar, ka thënë dr Momçilo Babiq, drejtor i Fondit për Sigurim Shëndetësor. Sipas të dhënave të hulumtimit të Institutit për shëndet publik “Batut”, çdo qytetar mesatarisht në vit ndan për blerje të barnave 17 mijë e 877 dinarë. Dr Nevenka Dimitrijeviq, mjeke e medicinës së përgjithshme në Shtëpinë e Shëndetit “Vozhdiovac”, shpjegon se pacientët pas infraktit për barna në muaj duhet që shtesë të paguajnë prej tre mijë deri në katër mijë dinarë. Për ata që vuajnë nga sëmundjet kronike participimi është shpenzim i lartë, sepse medikamente të caktuara paguhen shtesë deri në një mijë e 500 dinarë për kuti. Megjithatë problemi më i madh janë antibiotikët. Kur pacineti shkon në barnatore dhe kupton se duhet të paguajë shtesë një mijë dinarë për kuti, kthehet që të ndërrojë barin. Atëherë i shkruajmë barna më të lira, dhe nuk e di se a do të ndikojnë fare ato, pohon doktoresha Dimitrijeviq.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button