Lajme

Laboratori në Preshevë pajiset me aparaturë të re për analiza biokimike të teknologjisë së fundit

Laboratori në Shtëpinë e shëndetit në Preshevë është pajisur me aparaturë të re për analiza biokimike të teknologjisë së fundit gjermane 2019.

Këtë lajm e ka konfirmuar drejtori i shtëpisë së shëndetit, Driton Salihu.

Sipas drejtorit Salihu pajisjet laboratorike janë me kapacitet, kualitet dhe shpejtësi shumë më të mirë duke zëvendësuar tani e tutje aparturën e vjetër që ka poseduar Laboratori për analiza biokimike.

Zëvendësimi i pajisjeve të reja bëhet pas 11 viteve ku tani e tutje qytetarët do të jenë me mundësi për herë të parë në Preshevë të realizojnë analizat elektrolite Natrium dhe Kalium. Drejtori i shtëpisë së shëndetit, Driton Salihu ka potencuar se aparatura në përgjithësi ka vlerë rreth 40.000 euro. Ditët në vijim, ky laborator do të pajiset dhe me aparaturë tjetër të re.

Related Articles

Back to top button