LajmeMagazina

Albini e quan Isën e Ramushin pa tru

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka quajtur Isa Mustafën kolaboracionist, derisa ka thënë se bashkimi i PDK’së me LDK’në po bëhet për të forcuar SHIK’un.
“Kolaboracionizmi i Mustafës me Thaçin e bënë ShIK’un më të fortë”, ka thënë Kurti, në konferencën e organizuar sot.
Ai ka thënë se ambiciet e liderëve të partive tjera e dështuan punën disamujore të Bllokut.
“Për pesë muaj kemi dëshmuar që PDK’ja është pakica që e ka kapur shtetin. Ditëve të fundit ambiciet e pakontrolluar e dështuan punën pesë muajshe”, ka thënë Kurti.
Kurti ka bërë thirrje partive tjera politike për të bërë gjithçka në Kuvend dhe me rrugë për të larguar këtë qeveri nga pushteti.
“Marrëveshja e mbrëmshme i ka inkurajuar strukturat e krimit. Ju bëjmë thirrje forcave që e donë të mirën e këtij vendi të bashkohemi e ta largojmë këtë regjim në Kuvend e jashtë Kuvendit”.
Edhe Visar Ymeri ka paralajmëruar Isa Mustafën se do të ketë punë me Vetëvendosjen.
“Do ta luftojmë Isa Mustafën si Kryeministër”, ka thënë Ymeri.
Sipas tij, marrëveshja e mbrëmshme PDK-LDK e ka rilegjitimuar krimin në Kosovë.
Ndërkohë, Albin Kurti ka shkuar edhe më larg duke komentuar marrëveshjen e Isa Mustafës me PDK’në.
Sipas tij, PDK dhe LDK u morën vesh jo vetëm për qeverisje por edhe për dosjen e krimit dhe korrupsionit.
“Mbrëmë nuk ka pasur marrëveshje, por pazar me dosje”, ka shtuar ai.
Kurti ka thënë se në marrëveshjen e Bllokut ishin dy trupa, një karrige dhe asnjë tru.
“Kur ju thash Hajna, mendova qe do te ju vije keq, por atyre u erdhi keq qe ju thash hajna te ligës se dyte. Mbrëmë ka ndryshuar Mustafa, jo Kosova, dhe ka ndryshuar për faqe te zeze. Për protesta, do te diskutojmë brenda levizjes Vetëvendosje”.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button