Lajme

Aliu: Të dorëzohet mandati i këshilltares ose do shkojmë në zgjedhje të parakohshme?

Zëvendëskryetari i komunës së Preshevës dhe njëherit nënkryetar i Alternativës për Ndryshim, Armend Aliu duke folur për krizën institucionale komunale siç është shprehur ai marrja peng e pushtetit me metoda antidemokratike të opozitës e shpie komunën e Preshevës në zgjedhje të parakohshme.

“Për komunën e Preshevës tanimë krizat institucionale të shkaktuara gjithmonë nga opozita e asnjëherë nga Alternativa, janë bërë të zakonshme. Çdo krizë e këtij lloji asnjëherë nuk e ka dëmtuar Alternativën, por përkundrazi e ka fuqizuar”, tha Aliu në një deklaratë për Titulli.com.

Sipas tij dëmi më pak i rëndësishëm është ai që i ndodh partive opozitare pas aventurave të këtij lloji pra tkurrja e tyre dhe dëmi më i rëndësishëm për të cilin ndjejnë keqardhje është dëmi i cili i bëhet komunës së Preshevës dhe proceseve politike e zhvillimore të saj, shkruan Titulli.com.

Ai vlerësoi gjithashtu se një proces i tillë zgjedhor pa vullnetin e sovranit preshevarë nënkupton neglizhimin e proceseve zhvillimore në komunën e Preshevës edhe pse teknikisht si subjekt politik janë shprehur gjithmonë gati për zgjedhje.

“Në këto momente vendimtare për të ardhmen e Luginës së Preshevës, stabiliteti politik është i nevojshëm dhe i domosdoshëm dhe për këtë zgjidhja më efikase e kësaj krize institucionale është që këshilltarja e dorëhequr të dorëzojë mandatin e saj në mënyrë që kuvendi komunal të vazhdojë punën e rregullt”, deklaroi Aliu.

Fetanete Mehmedi, këshilltare e kuvendit komunal të komunës së Preshevës përmes një letre dërguar më 16 janar kryetarit të organit më të lartë qeverisës lokale ka njoftuar se është larguar nga grupimi politik i Alternativës për Ndryshim në Preshevë.

Pas këtij largimi kuvendi komunal i komunës së Preshevës rrezikohet dhe nuk përbënë shumicën qeverisëse lokale

Related Articles

Back to top button