Lajme

Reisi i Turqisë: Pirja e duhanit është haram dhe hoxhallarët duhet të qëndrojnë larg pirjes

Kryetari për Çështje fetare të Republikës së Turqisë, Dr. Ali Erbash, ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm kundër pirjes së duhanit. Ai ka sjell një vendim që udhëheqësit e haxhit dhe të umres në këtë vit të jenë vetëm ata imam që nuk e pinë duhanin, përcjellin mediet turke.

Reisi, Ali Erbash, ka deklaruar se pjesa dërmuese e dijetarë muslimanë janë të mendimit se pirja e duhanit është haram.

“Gjithashtu, edhe unë e ndaj mendimin se duhani është haram. Në provimet fetare nuk do t’i favorizojmë ata që e pinë duhanin”, duke shtuar se Diyaneti në lidhje me këtë çështje do të veprojnë me kujdes dhe i prerë.

“Duhet të jemi shumë të kujdesshëm dhe të ndjeshëm në me këtë. Detyrat fetare janë obligime të shenjta, kurse imamët tanë duhet t’i mbajmë sa më lagë këtyre varshmërive”, ka thënë më tutje Erbash.

Related Articles

Back to top button