Lajme

Për Fëmijëri të Shëndoshë – Seminar dhe Punëtori – Preshevë

Për Fëmijëri të Shëndoshë – Seminar dhe Punëtori – Preshevë

Seminar dhe punetori me profesorin Fitim Uka, PhD.

Temat qe do trajtohen ne kete szeminar jane rreth identifikimi, vleresimit dhe intervenimit te hershem tek femijet me pengesa ne zhvillim.

Objektivat e pergjithshme te trajnimit:
– Njohja e parakushteve kryesore per identifikim te hershem
– Njohja e zhvillimit tipik si parakusht per intervenim te hershem
– Njohja e mundesive kryesore per testim dhe vleresim te hershem
– Njohja e crregullimeve ne femijerine e hershme
– Njohja e rendesise se intervenimit te hershem
– Njohja e faktoreve mbrojtes dhe faktoreve te rrezikut (trajtimi multidisciplinar)
– Njohja e programeve te suksesshme te intervenimit
– Njohja e formave te ndryshme te vleresimit te efikasitetit te intervenimeve te hershme
– Zhvillimi I shkathtesive per dizajn te plane per intervenime te hershme efikase

Seminari dhe punetoria mbahen ne sallen e seancave te kuvendit komunal ne Presheve.
16 shkurt, e shtune.
Ora: 10-17

Per: psikologë, logopedë, ESR, pedagogë, edukatorë, mjekë, studentë te drejtimeve perkatese dhe prinder.
Pjesemarrja eshte 1000dinare.

Regjistrimi eshte i obligueshem ne e-mail: fidan.nuh@yahoo.com

Pjesemarresit do pajisen me certifikata.
Do e marrin materialim e ligjeruar dhe dhurate tre libra:
“Surviving the Early Years The Importance of Early Intervention With Babies at Risk”
“Early Intervention for Young Children with Autism Spectrum Disorder”
“Group interventions for Children with ASD”

Rreth ligjeruesit
Fitim Uka eshte doktor i Psikologjise. Ai ka perfunduar studimet e magjistratures ne Ludvig Maximilian University ne Minhen te Gjermanise, ndersa doktoraturen e ka mbrojtur ne Universitetin e Freiburgut, gjithashtu ne Gjermani. Aktualisht eshte ligjerues ne Universitetin e Prishtines. Ka qene prorektor per Hulumtime dhe Cilesi ne Kolegjin Heimerer.

Pervec kesaj, prof. Uka eshte drejtor i Qendres per Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekesore.
Gjithashtu eshte kryeshef i Revistes Psika.

– Ju mirepresim!

Related Articles

Back to top button