Kryetari Shqiprim Arifi zhvilloi turin e tij dy ditorë në Beograd
Në turin e tij të zhvilluar këto dy ditë, ku kryetari Arifi me stafin e tij ka vizituar Ambasadat e shteteve më me ndikim të akredituara në Beograd.
Qëllimi i vizitës ishte sigurimi i vazhdueshëm i përkrahjes së Luginës së Preshevës në kohën kur zhvillimet rreth fatit të Luginës gjenden në fazën kulminante dhe pritet të vendoset rreth fatit të saj.
Nga Ambasada Amerikane në Beograd morrëm premtimin që do të bëjnë të pamundurën që përfaqësuesit e Luginës së Preshevës të jenë pjesë e delegacionit, gjatë fazës së bisedimeve në Bruksel mes Prishtinës dhe Beogradit. Populli amerikan si gjithnjë, po e dëshmon miqësinë dhe përkrahjen e shqiptarëve në proceset që po i kalojnë ata.
Gjithashtu me ambasadat tjera u diskutuan temat dhe problematikat që i prekin qytetarët tanë në mënyrë të përditshme, si hapja e kufirit Miratoc – Llojan, ku në këtë rast ambasada norvegjeze ka luajtur rol kyç në ndërmjetësimin e gjithë këtij procesi, duke nxitur të dy shtetet që kjo temë të trajtohet, për t’i siguruar qytetarëve të të dyja anëve qarkullim të lehtë, njejtë sikur në vendet evropiane. Përveç kësaj, ambasada norvegjeze premtoi edhe në përkrahjen e turizmit dhe zhvillim ekonomik, ndërkohë që projekti i ndërtimit të gypi i ujësjellësit është në zhvillim e sipër.
Ambasadës gjermane i kërkuam të jetë më tepër prezente përmes organizatave donatore me aktivitete zhvillimore, në përkrahje të bizneseve lokale përmes granteve dhe programeve të ndryshme të trajnimeve, ndërsa në ambasadën japoneze n’a premtuan që do të përkrahin aktivitetet tona në drejtim të mbrojtjes dhe zhvillimit të ambientit jetësor, përmes projekteve konkrete, si dhe përforcimin e kapaciteteve të NP Moravica.
Gjatë vizitës sonë mbasadës së Katarit morrëm premtimin në ofrimin e përkrhjes në sferën e arsimit, përmes renovimit të infrastrukturës shkollore, si dhe në rregullimin e hapësirave publike.