Lajme

Kush është shkaku kryesor i kancerit, për të cilin askush nuk flet

Shkaku kryesor i kancerit është zbuluar që në vitin 1931, por askush nuk flet për këtë.Shumë pak njerëz në të gjithë botën e dinë përse ky fakt është fshehur nga industria farmaceutike dhe industria e ushqimit. Në vitin 1931 shkencëtari gjerman Otto Heinrich Warburg ka marrë çmimin Nobel për zbulimin e shkaktarit kryesor të kancerit. Otto ka zbuluar që kanceri është rezultat i një fuqie antifiziologjike dhe një stili jete antifizilogjik.

Pse? Kjo ka të bëjë me një mënyrë ushqimi antifiziologjik (dietë e bazuar në ushqime acide dhe jetë joaktive). Në këto kushte trupi krijon një ambient acid (në rastin e jetës pasive për shkak të mos oksigjenimit të qelizave).

Aciditeti i qelizave është shkaku kryesor i përjashtimit të oksigjenit, nga ana tjetër, mungesa e oksigjenit në qeliza krijon ambient acid. Doktor Otto ka thënë që: “Mungesa e oksigjenit dhe aciditeti janë 2 anë të së njëjtës medalje”. Pra nëse një person ka njërën, ka edhe tjetrën.

Domethënë, nëse një person ka aciditet me tepri ai automatikisht do ketë mungesë oksigjeni në organizmin e tij. Në qoftë se mungon oksigjeni atëherë do keni aciditet në trupin tuaj.

Doktor Otto ka thënë: “Substancat acide shtyjnë oksigjenin, në ndryshim nga substancat alkaline (bazike) që tërheqin oksigjen”. Kështu që një ambient acid është një ambient pa oksigjen. Doktor Otto ka shkruar: “Duke i hequr një qelize 35% të oksigjenit të saj, brenda 48 orëve është e mundur të kthehet në qelizë kancerogjene”.

Të gjitha qelizat normale kanë nevojë për oksigjen kurse qelizat kancerogjene jetojnë edhe pa oksigjen (nga ky rregull nuk ka asnjë përjashtim). Qelizat tumorale janë acide ndërkohë që qelizat normale janë bazike. Në librin e tij metabolizmi i tumoreve Otto ka treguar që të gjithë format e kancerit janë të karakterizuara nga 2 kushte kryesore: aciditeti i gjakut dhe mungesa e oksigjenit.

Ka zbuluar që qelizat tumorale janë anaerobe (që jetojnë pa oksigjen) dhe nuk mund të mbijetojnë në nivele shumë të larta oksigjeni. Qelizat tumorale mund të mbijetojnë vetëm me glukozë dhe në një ambient pa oksigjen. Më kryesorja është që kanceri s’është gjë tjetër veçse një mekanizëm mbrojtës që qelizat e trupit kanë për të mbijetuar në një ambient acid dhe pa oksigjen.

SI PËRMBLEDHJE:

Qelizat e shëndetshme jetojnë në një ambient të oksigjenuar bazik që iu lejon atyre funksionimin normal. Qelizat tumorale jetojnë në një ambient acid dhe me sasi të ulëta oksigjeni.

ME RËNDËSI:

Pasi ka mbaruar procesi i tretjes, ushqimet, në varësi të sasisë dhe cilësisë së proteinave, karbohidrateve, yndyrnave, vitaminave dhe mineraleve furnizojnë dhe shpërndajnë një gjendje ose aciditeti ose bazike në trup. Rezultati acid ose bazik matet nga shkalla e quajtur PH, vlerat e të cilës janë nga 0-14. Vlera 7 i korrespondon PH neutral. Është shumë e rëndësishme të dihet se si ushqimet acide ose bazike ndikojnë në shëndetin tonë pasi qelizat, që të funksionojnë si duhet, duhet të kenë PH bazik (pra pak lart 7). Në një person të shëndetshëm PH i gjakut është midis vlerave 7.4-7.45.

Në qoftë se PH i gjakut në një person është më pak se 7, ai shkon në koma.

USHQIMET QË ACIDIFIKOJNË TRUPIN

1. Sheqeri dhe gjithë nënproduktet e tij, është më i keqi nga të gjithë. Nuk ka proteinë, nuk ka yndyrna, nuk ka vitamina dhe minerale, vetëm karbohidrate të rafinuara që e shkatërrojnë pankreasin. PH i sheqerit është 2.1, pra shumë acid.

2. Mishi, të gjitha llojet.

3. Produktet me origjinë shtazore si qumështi, djathi, gjiza, kosi etj.

4. Kripa e rafinuar

5. Mielli i rafinuar dhe të gjithë derivatet e tij si makaronat, ëmbëlsirat, biskotat.

6. Buka sepse pjesa më e madhe e tyre përmban yndyrna të ngopura, margarinë, kripë, sheqer dhe konsevante

7. Gjalpi

8. Kafja, çaji i zi dhe çokollata

9. Alkooli

10. Cigarja

11. Antibiotikët dhe ilaçet në përgjithësi

12. Çdo lloj ushqimi i pjekur sepse pjekja eliminon oksigjenin duke shtuar aciditetin e ushqimeve

13. Të gjitha ushqimet e konservuara në kuti që përmbajnë konservantë, ngjyrues, aroma dhe stabilizues

Related Articles

Back to top button