Lajme

Zyrtare, Vuçiç të premtën në Bujanoc, përfaqësuesit e pushtetit lokal nuk janë në dijeni

Presidenti i Sërbisë Aleksandar Vuçiç në kuadër të fushatës nëpër Sërbi me moton “E ardhmja e Serbisë ” të premtën më 8 shkurt do të qëndrojë në Bujanoc, këtë e ka konfirmuar deputeti nga radhët e SNS nga Bujanoci në Parlamentin e Sërbisë Nenad Mitroviç.

“Sipas informatave që kam, President Vuçiç do të vizitojë Bujanocin të premtën dhe me këtë rast do të bisedojë me qytetarët, dhe në plan është që të vizitojë edhe Sh.f “Vuk Karagjiq” në Levosojë “, ka thënë Mitroviç, duke shtuar se ende nuk ka një protokoll zyrtar dhe orarin e vizitës.

Vuçiç nesër, të enjtën më 07.02.2019 do ta vizitojë Vrajën. Mitroviç nuk ka qenë në gjendje të tregojë nëse Presidenti i Serbisë do të bisedojë me përfaqësuesit e pushtetit lokal në Bujanoc, ndërsa zëvendës kryetari i Bujanocit Stojança Arsiq ka theksuar se, në lidhje me vizitën e Vuçiç në Bujanoc nuk di asgjë më shumë se ajo që është parë në media.

Presidenti Vuçiç me vizitën në Jug të Sërbisë fillon fushatën “E ardhmja e Serbisë ” në mënyrë që qytetarëve ti prezantojë të arriturat dhe planet e ardhshme.

Ai ditëve në vijim do të vizitojë Aleksincën, Vrajën, Vladiçin Hanin, Tërgovishtën, Surdulicën, Bujanocin dhe aksin e Korridorit 10 në Grykën Gërdelicës, ka bërë të ditur shërbimi për bashkëpunim me media i Presidentit Vuçiç.

Related Articles

Back to top button