Lajme

Shaip Kamberi thotë se Vuçiqi gjatë vizitës së tij ne Bujanoc ka anashkaluar pushtetin lokal, bashkë-pushtetari i tij Arsiq demanton atë

“Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiqi, ose ka problem serioz me protokollin, ose vërtetë ka hequr dorë nga një pjesë e Luginës së Preshevës”. Kështu e ka filluar postimin e tij në rrjetin social kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, i cili më 08 shkurt, ka qenë në një udhëtim zyrtarë dhe se nuk do të takohet me presidnetin Vucic, kështu të paktën ka deklaruar zëvendësi i kamberit Stojanca Arsic, i cili ka thënë se shërbimi i protokollit të presidentit serb i ka dërguar njoftimin administratës komunale, dhe se Arsic do të takohet me presidentit Vucic.

Kamberi gjithashtu në postimin e tij ka shkruar se “nuk mundet të jepet ndonjë shpjegim logjik për faktin se gjatë tre vizitave të tij në Bujanoc, ai asnjëherë nuk e ka parë të arsyeshme ta vizitojë një herë vetadministrimin lokal, që edhe sipas ligjeve të Serbisë, është zot shtëpie në territorin e një komune”. Prandaj, thekson Kamberi, vizita e Aleksandër Vuçiqit në Bujanoc mund të ketë efekt mediatik, por kurrsesi efekt real për jetën e qytetarëve.

Më shumë se spektakli mediatik, efekt më të rëndësishëm për të ardhmen, siç po e quan ai turneun e tij, do të kishin vendimet dhe politikat e munguara të tij, të cilat do të ndikonin drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së tyre së qytetarëve. Sa i përket investimeve në Luginë Kamberi ka shkruar: “Lugina e Preshevës ka nevojë për zhvillim ekonomik dhe të drejta politike. Por, për këtë duhet dialog , vullnet, gatishmëri, dije dhe mendësi demokratike. E Vuçiqi po dëshmon se ato po i mungojnë. Presidenti serb, shkruan më tej Kamberi, po dëshmon që Serbia nuk i njeh shqiptarët si qytetarë të barabartë. Pothuajse nuk ekzistojnë fare. Madje, as serbët që nuk mendojnë si ai.

Thjesht, një shtet-parti. Presidenti i Serbisë po i ikë ballafaqimit me shqiptarët e Luginës së Preshevës, për shkak të mospërmbushjes së obligimeve që ka ndaj Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Nëse presidenti Serb vërtetë do të zgjidh problemet e rajonit duhet ta ketë të qartë se këtë nuk mund ta arrijë në kafiterinë e Levkit, por, në komunikim të drejtpërdrejtë me institucionet e zgjedhura. Politika e strucit, përpos që i thellon problemet, është edhe afatshkurtër. Presidenti i Serbisë mund t’i ikë edhe pak përgjegjësisë. Pas derës së përpjekjes për shmangie, e pret automjeti për Bruksel. Apo, jo, nënvizoi kryetari Kamberi në rrjetin e tij social të Facebook.

Related Articles

Back to top button