Lajme

Shqiprim Arifi Mesazh urimi për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e përvjetorit të 11-të të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, të gjithë shqiptarëve kudo që gjenden e në veçanti popullit të Republikës së Kosovës, u uroj gëzuar Ditën e pavarësisë.

Ishte ai 17 shkurt i ftohtë, që ngrohu zemrat e të gjithë shqiptarëve, kur në Parlamentin e Kosovës u lexua dhe u firmos Deklarata e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran, projekt ky i filluar gjysëm shekulli më parë dhe që u arrit të finalizohet falë sakrificave të mëdha të popullit shqiptar gjithandej.

Fakti që negociatat mes Prishtinës dhe Beogradit janë në fazën kulminante, n’a bëjnë optimist që edhe Lugina e Preshevës të bëhet pjesë e këtij projekti, ku shqiptarët perveç shpirtërisht, do të bashkohen edhe fizikisht.

Kështu ëndërrat e Luginasëve do të bëhen realitet dhe në këtë formë t’i sjellim stabilitet edhe rajonit në përgjithësi.

Institucioneve të Republikës së Kosovës i dëshirojmë suksese në zhvillimin e prosperitetit të shtetit, si dhe rrugëtimin e mëtejmë të integrimit në instancat euratlantike.

Urime Kosovë, Urime Shqiptarë!

Related Articles

Back to top button