Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal, opozita largohet nga salla
Këshilltarët e Kuvendit Komunal në Preshevë mbajtën sot seancën e parë të kuvendit. Për këtë mbledhje ishin paraparë 21 pika të rendit të ditës.
Në fillim të seancës pati mjaftë debate në mes të këshilltarëve pozitë dhe opozitë lidhur me pjesmarrjen e mediave në këtë kuvend.
Opozita kishte vërejtje pse në sallë ishte vetëm ekipi i portalit preshevacom mirëpo nga drejtues të kuvendit u sqarua se dyert e kuvendit janë të hapura për të gjitha mediat por nuk kanë obligim që të drejtojnë kërkesa tek media për të përcjell seancat e kuvendit.
Në shenjë revolte këshilltarët opozitarë kanë lëshuar mbledhjen ndërsa këshilltarët shumicë kanë shqyrtuar dhe miratuar raportet e punës të ndërmarrjeve publike dhe pikat e tjera të rendit të ditës.
Me shumicë votash u shqyrtua dhe u miratua
Propozim- Rebalanci i buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2019, Propozim- Aktvendimi mbi emërimin e këshillit të shkollës, Gjimnazi “Skëndërbeu”, Propozim- Aktvendimi mbi emërimin e këshillit të shkollës, Shkolla e mesme teknike “Presheva”, dhëniea e pëlqimit në Raportin e punës dhe raportin financiarë për vitin 2018, Qendrës për punë sociale, dhëniea e pëlqimit në Raportin e punës dhe planin financiarë për vitin 2019, Qendrës pë punë sociale, Propozim- Aktvendimi mbi dhënin e pëlqimit në Programin e punës dhe planin financiarër për vitin 2019, ” Abdulla Krashnica”, Raportii i punës dhe raporti financiar për vitin 2018, Biblioteka “Mehmet Jusufi”, Programi i punës dhe plani financiarë për vitin 2019, Biblioteka “Mehmet Jusufi”, Raporti i punës dhe raporti financiarë për vitin 2018, Qendrës Sportive “Presheva”, Programi i punës dhe plann financiarë për vitin 2019, Qendrës Sportive “Presheva”, Raporti i punës dhe raporti financiarë për vitin 2018, Fondi humanitar, Programi i punës dhe plani financiarë për vitin 2019, Fondi Humanitar, Raporti i punës dhe raporti financiarë për vitin 2018, Shtëpisë së shëndetit “Presheva”, Programi i punës dhe plani financiarë për vitin 2019, Shtëpisë së shëndetit “Presheva”, Raporti i punës dhe raporti financiarë për vitin 2018,NP “Moravica”, Raporti i punës dhe plani financiarë për vitin 2019, NP “Moravica”, Raporti i punës i Administratës komunale për vitin 2018, Vendimi mbi kompensimin për mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor në komunën e Preshevës dhe Plani hapësinor.