Lajme
Historike: Tuzi me kryetar shqiptar, shqiptarët e bashkuar fitojnë zgjedhjet, fillon festa në qytetin e ri
Sipas të dhënave preliminare nga shtabi i koalicionit shqiptar, 80 për qind e zonave malore kanë votuar pro shqiptarëve në zgjedhjet e sotme në komunën e Tuzit.
Në ora 20.00 janë mbyllur të gjitha vendvotimet, ku për të parin e Tuzit konkurrojnë pesë parti dhe një koalicion shqiptar.
Të drejtë votimi kishin 11,904 qytetarë, ndërsa fletët e votimit janë shtypur në dy gjuhë.
Sipas të dhënave të fundit të Komisionit Zgjedhor (IOK), deri në ora 18.00 votuan 59.6 për qind e votuesve dhe se procesi në përgjithësi ka kaluar i qetë.
E tashmë në qytetin me të ri me shumicë shqiptare në Mal të Zi, festa ka filluar.