Lajme

PRESHEVË: TË MOSHUARIT PËRDOREN PËR LUFTË NGA OPOZITA

Derisa në Malin e Zi shqiptarët u bashkuan dhe triumfuan duke fituar pushtetin lokal në Tuz, në Preshevë ka filluar lufta e ashpër mes partive për pushtet edhe pse zgjedhjet janë ende larg.

Partitë opozitare me mediat e tyre në Preshevë, përdorën një të moshuar që ka kërkuar para dy muajsh ndihmë sociale, për të akuzuar kryetarin e Komunës, Shqipërim Arifin, me arsyetimin banal që gjoja e ka fyer dhe përzën atë nga objekti I komunës së Preshevës.

Shqiptarë që jetojnë jashtë kufijëve të dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës, janë duke dhënë shembuj të ndryshëm dhe diametralisht të kundërt kur bëhet fjalë për pushetin dhe rolin opozitarë të partive që funksionojnë në këto hapsira.

Derisa në Malin e ZI, komunën e Tuzit, shqiptarët u bashkuan dhe fituan pushtetin në këtë komunë, në pjesën tjetër, në Preshevë, ka filluar një luftë aggressive nga një pjesë e partive opozitare.

Edhe pse fushata pë zgjedhje është larg, në Preshvë, një parti opozitare me mediumin e saj arriti deri aty sa të përdorë një të moshuar për të lansuar një fushatë deskriditimi dhe shpfijesh ndaj Kryetarit të Komunës së Preshevës dhe pushteti lokal.

I moshuari që njihet si militant i Partisë Demokratike Shqiptare dhe krytarit të saj dhe për këtë janë dëshmi fotografitë , trilloi një tregim duke thënë se kryetari i Preshevës Shqipërim Arifi e paska sharë më nënë gjatë vizitës së tij në komunën e Preshevës, ku kishte shkuar për të kërkuar ndihmë sociale.

Edhe pse nuk u ofrua asnjë fakt, letër, dokument i shkruar, zë apo fotografi, media dhe tv locale të lidhur me Partinë Demokratike Shqiptare, shpërndanë lajmin sikurse të ishte u vërtetë.

Për më tepër, i moshuar Isuf Mehmeti, ka vizuatuar komunën e Preshevës dy muaj më parë, ndërsa lajmi po bëhet tani.

Ndaj kësaj shpifje ka reaguar si kryetari I Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi ashtu edhe partia Alternativa për Ndryshim, duke publikuar fotografi të shumta që nxjerrin zbuluar faktin se I moshuari Mehmeti, është militant I Partisë Demokratike Shqitpare.

“ Shantazhuesi publik dhe uzurpatori i hapsirave publike i kamufluar si “media” Isuf Memeti ka treguar edhe njëherë nivelin e tij të cekët moral duke inskenuar shpifje të porositura nga organet e moçalit zhytës dhe instrumentalizuar një qytetarë të moshuar me probleme private financiare që nuk kanë aspak të bëjnë me institucionet komunale të Preshevës.

Qytetari në fjalë ka kontaktuar zyrtarët lokal për të shqyrtuar problemin e tij, ndërkaq është konstatuar se çështja nuk është në ingerenc të Komunës së Preshevës dhe qytetari në fjalë është udhëzuar të kontaktoj Qendrën për Punë Sociale si dhe Fondin Humanitar që funksionojn në kuadër të Administratës Komunale për t`i zgjidhur problemin e tij.

Për zyrtarët lokal që ballafaqohen çdo ditë me probleme të tilla që nuk janë në përgjegjësi të administatës ekzekutive janë raste të rënda emocionale, andaj është praktikuar zgjidhja e problemeve në rastet përkatëse. Të gjithë që njohin personalisht Kryetarin e Komunës Arifi, e kanë të ditur se vullgariteti nuk është pjesë e gjuhës dhe kulturës së tij”, thuhet në njoftimin e e kësaj partie.

Realisht, Isuf Mehmeti në Komunën e Preshevës ka qenë dy muaj më herët, ndërsa rasti I tij u manipulua dhe u shfrytëzuar para dy ditësh.

“ Nga vetë fakti se vizita e qytetarit në administratën lokale që nga publikimi i një prononcimi kanë kaluar rreth një muaj, ndërkaq personit në fjalë nuk pasqyron objektivin shpifës dhe nxitës të Isuf Memetit për të konspiruar çështje të pabaza politike të porositura nga shefi i tij Ragmi Mustafa.

Në vazhdën e misionit të tij, Isuf Memeti ka publikuar një “video ekskluzive” për të shpifur se Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka blerë një veturë të tipit Mercedez me vlerë prej 150 mijë euro. Objektiva e Isuf Memetit është që me shpifje të tilla të nxisë akte të ulëta antiqyetare për të arritur qëllimin e tij të privilegjeve dekadore që i`u ka siguruar çdo pushtet i kaluar që është ekzektutuar nga feudalët ekonomik dhe politik për interesat e ngushta klanore”, thuhet më tej në njoftim.

Komunikata ka sqarur se Isuf Memeti nga largimi i tij prej postit të kryetarit të degës së PVD-së në Corroticë si dhe inkuadrimi i tij tani në rrjetin zhytës së Ragmi Mustafës, është involvuar në skema shantazhuese publike për të kapur në mënyrë ilegale mjetet e Komunës sonë, meqë këtë e ka praktikuar që nga fillimi i aktivitetit të tij me një shumë prej 120 mijë Euro nga mjetet publike.

Është për keqardhje situata e krijuar nga ky i ashtuquajtur “media” i cili nuk ka arritur edhe pas 10 viteve të siguroj një skemë programore për qytetarët e Komunës sonë, megjithatë është duke inskenuar misione antiqyetare për interesat e tyre të ngushta personale”, pa përfunduar njoftimi i Alternativës për Ndryshim.

Related Articles

Back to top button