LajmeMagazina

Ragmi Mustafa nuk e pret ministrin Vulin në Preshevë?!

Ministri i punës dhe çështjeve sociale Aleksandër Vulin i shoqëruar me kryetarin e Trupit Koordinues Zoran Stankoviq kanë qëndruar sot në Preshevë. Ata në takim janë pritur nga zv/kryetari komunës Skender Destani dhe kryetari Kuvendit Komunal Ramiz Latifi, ndërsa në takim nuk ka marrë pjesë kryetari komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.
Në konferencën e përbashkët për media zv/kryetari Destani tha se në takim janë biseduar çështjet kryesisht sociale në komunën e Preshevës dhe çështjen që preokupon administratën komunale plotësimin e numrit të punëtorëve pasi që prej 7 dhjetorit 2013 me vendim të qeverisë ndalohen punësimet.
Destani ka shtuar se është biseduar edhe papunësia e cila është rreth 60% , me këtë përqindje Presheva hynë me numrin më të madh të popullsisë si të papunë.
Kryetari Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, tha se e ka kuptuar shqetësimin e administratës komunale për punësime të reja, pasi që ka raste kur disa punëtorë dalin në pension kurse ata s’mund të plotësohen me punëtorë të tjerë.
“Ne presim që edhe ministra të tjerë të vizitojnë Preshevën dhe vet edhe ata të mundohen që me angazhim edhe më të madh, një numër të problemeve ti zgjidhim së bashku, pasi që do të shohin nga afër problemet që kanë njerëzit këtu”, ka shtuar Stankoviq, raporton portali informativ Titulli.com.
Ministri Vulin tha se problemet e papunësisë, zhvillimit ekonomik janë kudo në Serbi.
“Për mua është njëjtë kudo. Pa dallim të fesë, kombësisë problemet janë të njëjta. Nuk kemi kuzhinë popullore ku do t’i dal në ndihmë personave të varfër, nuk ka institucione që merren me personat në vite të shtyra. Këto janë çështje që zgjidhen së bashku”.
Ministri Vulin iu është përgjigjur edhe pyetjeve politike. Ai ka thënë se vizita e tij nuk ka të bëjë fare me vizitën e kryeministrit Rama që do të jetë nesër në Preshevë.
“Vizita ime s’ka qenë e planifikuar të ndodhë as më herët as më vonë por sot, kurse vizita e Ramës ka qenë për 22 Tetor, e imja sot”.
Vulin është pyetur edhe për mungesën e kryetarit të komunës Ragmi Mustafa. Ai tha se e ka ditur që në takim do të jetë edhe Mustafa, por tash është informuar se Mustafa për disa detyrime dhe punë tjera s’është takuar me të,
“Unë pres që në të ardhmen të bisedojmë dhe të njihemi. Mua më vjen keq që kryetari komunës nuk ishte këtu por do të shohim kemi kohë që të bisedojmë dhe ti dëgjojmë të gjitha problemet”, është shprehur ministri.
Delegacioni nga Beogradi ka vizituar edhe familjen 8 anëtarëshe Destani në Preshevë, e cila familje është në sistemin e mbrojtjes sociale. Ai kësaj familje si donacion i ka dhuruar një shporet elektrik. /Titulli.com/

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button