Masat e sigurisë për vizitën e kryeministrit Rama në Beograd ishin tepër të larta, aq sa janë krahasuar me ato që Serbia ka marrë me rastin e vizitës së presidentit Putin apo zv/presidentit amerikan Biden.
Për sigurinë e tij duket se stafi personal është kujdesur deri në detaje. Në këtë foto të bërë me homologun Vuçiç, bie në sy forma që ka marrë kostumi i tij, aq sa me pak vëmendje mund të dallohet që Rama mban diçka poshtë xhaketës, me gjasë një lejek antiplumb. Në të dy anët, në lartësinë e gjoksit ai është i përthyer çka e bën dukshme veshjen e trashë poshtë. Nuk është e qartë nëse mbajtja e jelekut antiplumb është ndonjë kërkesë e stafit serb të sigurisë apo është një masë paraprake e sigurisë personale të kryeministrit Rama. Me masa të larta sigurie do të shoqërohet edhe vizita që kryeministri do të zhvillojë në Preshevë.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;