Të gjithë e panë që kryeministri Vucic e mbylli konferencën për shtyp pa ja dhënë dorën mikut të tij. Të gjithë e panë se si hoqi kufjen kur Rama foli për Kosovën, të gjithë e panë se si u skuq i tëri deri tek jaka e këmishës. Por Lapsi. al transmeton se ka mesuar detaje nga bisedat prapa kamerave.
“Ishte si një drekë morti, thotë burimi i Lapsi. I vetmi që u mundua ta relaksojë pak situatën ishte ministri i jashtëm Ivica Dacic. Ai filloi të bëjë humor me Ramën duke thënë se “u robtova prej 20 vitesh në pushtet vetëm për të ndihmuar Serbinë’.
Por pavarësisht notave të tij të humorit kryeministri Vucic nuk fliste fare. ‘Ai piu tre gota verë përpara se të fliste fjalinë e parë” ka thënë burimi i pranishëm gjatë drekës.
Por, edhe pas verës gjendja nuk është normalizuar. Disa herë kryeministri serb i ka thënë Ramës: Pse ma bëre këtë? Dhe homologut të tij i mbetej vetëm të përgjigjej: “Nuk kam ç’të them Aleksandër, kur të vish në Tiranë thuaji dhe ti të plota ato që mendon për Kosovën. Të premtoj që nuk do ta marr për provokim”.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;