Kreu i Qeverise së Shqipërisë duke folur shqip në Beograd ka theksuar se duhet kurajë e besim i ndërsjellë në rrugën e përbashkët drejt Evropës.
Rama: Kosova realitet i pamohueshëm dhe i patjetërsueshëm. Njohja e Kosovës është në së pari një cështje sigurie europiane. Pavarësia e Kosovës e bëri Ballkanin më të qëndrueshëm
Vuçiç: “Unë jam bindur që problemet tona të përbashkëta mund të zgjidhen vetëm me komunikim. “
Vuçiç: Ky ështye një lajm i rëndësishmë jo vetëm për Serbinë dhe Shqipërinë, sepse për herë të parë pas 68 vitesh takohen kryeministrat e dy shteteve në një mënyrë ose në një nivel siç është ky i sotmi dhe duhet të them se bisedat tona, që kanë zgjatur më tepër se sa janë parashikuar.
Vuçiç: Unë jam i bindur se problemet tona mund të zgjidhen vetëm me komunikim. Kemi biseduar që të nënshkruajmë edhe marrëveshje të tjera, gjkithashtu do punohet edhe në marrëveshje ku Shqipëria dhe Serbia do të hyjnë vetëm me karta identiteti. Këto janë vetëm disa nga komunkimet që kemi bërë. Besoj se është më interest ë madh edhe investimet që do bëhen nga të dyja palët.
Vuçiç: Me rëndësi është edhe integrimi ynë në BE. Duam që komunitettet tona në të dty shtetet të jenë në nivelet më të larta. Sic e dini edhe në Berlin, me Ramën kemi diskutuar që nga BE të marrim një leje që të bëjmë ata që ka të bëjë me hekurudhën Beograd-Potgoricë-Tiranë. Do të mundohemi të marrim edhe mbështetjen e BE.
Vuçiç: Sot edhe në Serbi edhe në Shqipëri, shumë më lehtë ngrihen tensione shoviniste, kjo sjell edhe pikë politike. Unë mendoj se nuk jam këtu i përzgjedhur që të sjell vendime të lehta dhe vendime demokratike, por të interesohem dhe të mendoj për zhvillimin e Serbisë dhe gjithcka tjetër përsa i përket pjesës ekonomike dhe jetës sonë drejt BE.
Vuçiç: Kjo i takon pjesës së stabilitetit të rajonit, ku ne do mundohemi të kthejmë një kapitull të ri jo nga e shkuara, por nga e ardhmja përsa i përket marrëdhënieve mes Serbisë dhe Shqipërisë, në një rrugë përmes BE.
Rama: “Fëmijët tanë nuk duhet të vuajnë për shkak të sëshkuarës mes nesh. E shoh mundësi reale përta ngritur marrëdhëniet me ju më tej.
Rama: Historia të mos ndikojë në marrëdhniet mes nesh
Rama: Duam që qytetarët e Luginës së Preshevës të gëzojnë vëmendjen e Beogradit zyrtar.
Rama: Faleminderit. Uroj tju kemi mik vitin tjetër në Tiranë dhe do ju presim si mik.
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;