Natën tradhtar, ditën patriot!
Natën tradhtar, ditën patriot!
O Zot… Ç’janë këto fjalë kundër njëri-tjetrit, shqiptari kundër shqiptarit, individi kundër individit, njëra parti kundër tjetrës, spiuni – bashkëpunëtori i UDB-ës, kundër disidentit politik, tradhtari kundër patriotit, lajkatari kundër luftëtarit të lirisë, i pafeu kundër besimtarit, i padituri kundër të dijshmit, tallaveja kundër traditës, i pavleri kundër vlerës, e…
Ç’po ndodh kështu te ne, me ne?
Kudo, kah do, në gazeta, portale të përditshme, sheh, lexon e tmerrohesh prej shkrimeve, të cilat të fusin dyshime gjithfarë, ta shkelin e përbuzin ëndrrën, idealin, synimin…
Dhe, në këto situata, jo rrallë, të bie në mend Fishta dhe fjalët e tij: “…le ta di bota mbarë se Gjergj Fishta më s’është shqiptar!”.
Të bie në mend i madhi Konicë dhe fjalët e tij: “Armiku i shqiptarit është shqiptari!”.
Të bie në mend Noli dhe fjalët e tij: “Shqiptari natën të bën tradhtar e ditën patriot!”.
Këto janë thënë para njëqind vjetësh. Këto janë aktuale edhe sot, pas njëqind vjetësh!
As deri sot, ende nuk u korrigjuam as nuk mësuam gjë…
O Zot!
Çka?
Pse?
Ku jemi?
Ç’jemi duke bërë?
Ç’po i bëjmë vetes?
Ku fjalët, veprat e amanetet e të parëve tanë, që e ujitën me gjak këtë tokë brez pas brezi?
Ku dhe amanetet e dëshmorëve të luftës sonë të fundit?
Çka po bëjmë për shtetin tonë të Kosovës?
Hedhin serbët një gur n’ujë, e zhytën njëqind budallenj shqiptarë e s’e nxjerrin dot!
E paça gabim! Gani Dili /Kosovarja/