Arrihet marrëveshja për zgjerimin e trotuarit në rrugën e Gjilanit (Foto)
Pas marrëveshjes me komunitetin rom për zgjerimin e rrugës Qemal Shehu në pjesën e varrezave të komunitetit rom, falë bashkepunimit në mes komunës së Preshevës dhe qytetarit z. Nderim Ismaili – pronar i parcelës që kufizohet me rrugën e Gjilanit, arrihet marrëveshja për zgjerimin e rrugës, gjegjësisht lirimin e sipëraqes së pjesës së parcelës private, për nevoja të realizimit të trotuarit në pjesën e udhëkryqit tek vendi i quajtur “Kozari”.
Obligim i Komunës së Preshevës është financimi i ndërtimit të murit mbajtës në gjatësinë e rrugës ku përfitohet trotuari, kurse sipërfaqen e parcelës ku do të vendoset trotuari, pronari e ka dhuruar gratis.
Komuna e Preshevës falënderon pronarin z. Nderim Ismaili për gjestin pozitiv dhe paralajmëron rregullimin e trotuarit në pjesën e mbetur nga rruga e Rinisë deri tek kisha ortodokse, me synimin kryesor të ngitjes së sigurisë së qytetarëve të kësaj lagjeje.