Në vazhdën e garave regjionale që janë mbajtur në Smederevë, Klubi Karatesë “LION” morri pjesë me një garuese, Bardha Hyseni kategoria Juniore, Lufta -59 Kg.
Bardha fitoi medaljen e bronztë e cila njëherit edhe është kualifikuar për në turneun final që do mbahet më datë 11.05.2019 në Beograd. Drejtues të Klubit të Karatesë “LION” inkurajon dhe uron garuesen Bardha Hyseni për finalen e ardhshme ku në rast të kualifikimit të metutjeshëm garues i hapen rrugë të reja per ne si klub ka thënë trajneri, Rijad Ajeti.
Trajneri i Klubit të karatesë Lion në Preshevë, Rijad Ajeti shpreson se përfaqësues të këtijë klubi së shpejti do të jenë pjesmarrës edhe në Kampionatin ballkanik dhe ndërkombëtare të karatesë.
Ajeti ka falemderuar edhe pronarin e pompës së benzinës NEZA PETROL të cilët shprehin gadishmërinë që të mbështesin klubin që ai drejton.