SHBA: Ngasësi i makinës shtyp qëllimisht këmbësorët duke menduar se janë myslimanë
Policia bëri të ditur se veterani i ShBA-së në Irak, 34-vjeçari Isaiah Joel Peoples në rajonin Sunnyvale të qytetit San Jose ka drejtuar qëllimisht makinën ndaj një grupi kalimtarësh.
Ngasësi i makinës shtyp qëllimisht këmbësorët duke menduar se janë myslimanë
Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës një ngasës ka drejtuar makinën e tij mbi një grup kalimtarësh në rrugë duke menduar se janë myslimanë.
Policia bëri të ditur se veterani i ShBA-së në Irak, 34-vjeçari Isaiah Joel Peoples në rajonin Sunnyvale të qytetit San Jose ka drejtuar qëllimisht makinën ndaj një grupi kalimtarësh, në mesin e të cilëve kishte edhe gra dhe fëmijë, duke menduar se ata janë myslimanë dhe të racave tjera.
Në spital janë dërguar 4 persona. Bëhet e ditur se një vajzë 13-vjeçare me origjinë nga Azia Jugore është marrë nën kujdes intensiv dhe se është në gjendje kritike.
Policia në lidhje me Peoples, i cili gjatë viteve 2005-2006 ka qenë në Irak me detyrë snajperist dhe aktualisht punon si auditor financiar në Departamentin e Mbrojtjes, tha se ai e ka kryer këtë sulm derisa ishte duke shkuar në takimin e grupit të leximit të ungjillit.
Prokuroria bëri të ditur se hetimi është duke u zhvilluar dhe se Peoples është dërguar në gjykatë me akuzën për tentativë vrasjeje të 8 personave dhe në rast se gjendet fajtor mund të dënohet me burg të përjetshëm.
Kryebashkiaku i rajonit Sunnyvale, Larry Klein në prononcimin e tij tha se “Ne dënojmë fuqimisht këtë akt dhe shoqëria jonë është e bashkuar kundër këtyre akteve të pakuptimta të dhunës të shkaktuar nga urrejtja”.