Në BL Raincë ka filluar të implementohet sistemi i organizuar i grumbullimit të mbeturinave
Në BL Raincë ka filluar të implementohet sistemi i organizuar i grumbullimit të mbeturinave, këtë e ka konfirmuar kryetari i BL Raincë, Ali Sinani.
Sinani ka deklaruar se pas një angazhimi që kanë patur gjatë kësaj kohe më në fund po kurorëzohet realizimi i projektit me futjen e BL të Raincës në sistemin e NP Moravica.
Sinani ka onfirmuar edhe për deponinë e egër ekzistuese në këtë bashkësi lokale e pas pastrimit do të mbyllet dhe nuk do të lejohet hudhja e mbeturinave por ajo vetëm se do të mbetet si një histori e kaluar thotë kryetari i BL.
Për mbylljen e kësaj deponie, kryesia BL Raincë me një VENDIM të posaçëm që do ta sjellë, kjo zonë do të shpallet e mbyllur për hudhjen e mbeturinave.
Ali Sinani ka falemderura edhe drejtuesit e pushtetit lokal në Preshevë për bashkëpunimin që kanë treguar në realizimin e projekteve që kanë të bëjnë me përmirësimin e jetesës së qytetarëve.