LajmeMagazina

Korçë, dhëndri kthen nusen dhe vret vjehrrin

Një krushqi e prishur mes dy familjeve ka shkaktuar një viktimë pasditen e së hënës në Korçë. Lapsi.al mësoi se “dhëndri” ka qëlluar me armë zjarri “vjehrrin” dhe duke e plagosur rëndë atë. I plagosuri është dërguar në spital ku edhe ka ndërruar jetë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Pulahë të komunës Moglicë , ku 34 vjeçari Kristian (Gentjan) Barjamasi, ka qëlluar me armë zjarri, tip pushkë 10-tshe vjehrrin e tij Ylli Shora.
Mësohet se autori ka shkuar në banesën e vjehrrit së bashku me bashkëshorten e tij, me qëllim për ta kthyer në shtëpi pas disa kohe martese së bashku. Mes dhëndërit dhe vjehrrit ka pasur një debat të ashpër ku ata janë përleshur. Më pas 34-vjeçari ka marrë armën e zjarrit duke qëlluar disa herë shtetasin Ylli Shora.
Pas kësaj, autori është larguar së bashku me armën e krimit, por policia e ka arrestuar 2 orë pas ngjarjes. Burime në vendngjarje thanë se 34 vjeçari dyshonte se bashkëshortja e tradhtonte.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button