Të dielën do të bëhet lëshimi i qindra kg peshqive në pendën e Bushtranit
Të dielën do të bëhet lëshimi i qindra kg peshqive në pendën e Bushtrani, ky vendim u mor në mbledhjen e cila ka finalizuar akcionin e ndërrmarë këshilli inicues me qytetarët dhe bashkëfshatarët e fshatit Bushtran.
Iniciatori i kësaj nisme Blerim Rexhepi përmes një postimi në llogarinë e tijë fb ka falemderuar të gjithë ata që kanë përkrahur realizimin e këtij projekti. Qytetarët e BL Bushtran gjatë ditës së diel do të kenë rastin të përcjellin lëshimin e peshqive në pendën e tyre duke e llogaritur si ditë feste këtë nismë të mbarë.
Rexhepi ka konfirmuar se lloji i peshqive që do të lëshohen janë Krap dhe Amur në sasinë prej 500 kilogramësh.
Vlen të theksohet se këto aktivitete po realizohen për herë të parë pas më shumë se 30 vitesh në këto penda të bukura të komunës Preshevë me qëllim që qytetarët e Luginës të kenë kushte më të mira për ti kaluar pushimet e tyre ditore me miq e familjarë thotë organizatori i kësaj nisme, Blerim Rexhepi.