Lajme
Fillon pagesa në autostradë nga Presheva për në Bujanoc paguani 100 RSD
Të shtunën, më 15 qershor, ka filluar sistemi i mbyllur i pagesës në autostradën E-75, duke filluar nga Doljevaci e deri në Preshevë.
Pagesa ka filluar nga dita e sotme ne oren 12:00.
Çmimi do të jetë i njëjtë sikur në drejtimet e tjera rrugore në të cilat paguhet nga kompania publike “Rrugët e Serbisë”, që do të thotë 3.64 dinarë për kilometër.
Stacionet në dalje do të jenë Grdelica, Predejane, Vladiçki Hani, Vranja, Bujanoci në veri, qendra e Bujanocit dhe Presheva.
Presheva.AL mëson se për të shkuar deri në Bujanoc nga Presheva do të ju duhet të paguani 100 dinarë, ndërsa për të shkuar deri në qytetin e Vranjës pagesa do të kushtoje 160 dinarë.