Lajme
Të rinjtë e Lëvizjes për Reforma shënojnë 2 vjetorin e iniciativës së saj (Foto)
Të rinjtë e Lëvizjes për Reforma shënojnë 2 vjetorin e iniciativës së saj.
Në ambientet e Shtëpisë së kulturës në Preshevë Lëvizja për Reforma me një numër të madh të rinjësh festoi 2 vjetorin e funksionimit.
Fjalën përshëndetëse e mori kryetari Sami Salihu, ku bëri një pasqyrim për rrugëtimin që po ndjek kjo Lëvizje, jo aq të gjatë por dinamike, ku vuri theksin se rinia është burim kryesorë i energjisë së LR-së si dhe i siguroi që në të ardhmen kjo Lëvizje do të jetë bartëse e proceseve të rëndësishme politike e zhvillimore të komunës së Preshevës.