Lajme

Mësohet shkaku i përmbytjes së futbollistes shqiptare Florijana Ismaili

Florijana Ismaili besohet të ketë pësuar sulm kardiak, i cili edhe ia mori jetën.

Bazuar në raporte të ndryshme nga mediat italiane dhe ato në Zvicër, futbollistja Preshevare ka pësuar sulm kardiak në momentin kur ka kërcyer nga barka në ujë në liqenin Comos.

24-vjeçarja ishte zhdukur të shtunën e javës së kaluar dhe trupi i saj është gjetur katër ditë më vonë.

Kërkimi me robot ishte i nevojshëm meqenëse zhytësit nuk kanë pasur mundësi të shkojnë më thellë se 50 metra.

Sipas asaj që thuhet në mediat italiane dhe zvicerane, futbollistja e Young Boys ka pësuar sulm kardiak në momentin kur është shkëputur nga barka.

Trupi i pajetë i Florijanës është gjetur në një thellësi prej 204 metrave pasditen e së martës.

Related Articles

Back to top button