Shqiprim Arifi në 243-vjetorin e SHBA-së (Foto)
Ambasada Amerikane në Beograd ka organizuar më 3 korrik, 2019, festimin e Ditës së Pavarësisë – të 4 Korrikut, duke shënuar kështu 243-vjetorin e Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (1776).
Në manifestim ka qenë i pranishëm edhe i pari i Komunës së Preshevës Shqiprim Arifi.
Arifi gjatë manifestimit ka takuar shumë ambasadorë të akredituar në Beograd duke biseduar rreth të ardhmes së Luginës së Preshevës.
“Takim shumë miqësor me ambasdorët e nderuar të akredituar në Beograd. Gjithashtu kryetari Arifi zhvilloi biseda shumë konstruktive rreth të ardhmes së luginës së Preshevës
Faleminderues gjithmonë mikut tim z. SCOTT, Ambasadës Amerikane dhe gjithë ndërkombëtarëve për ndihmën dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndaj luginës së Preshevës” ka shkruar Arifi.