LajmeMagazina

Vuçiç: E shtyva vizitën me Ramën se nuk doja të shkelja mbi krenarinë serbe

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka theksuar se nuk i urren shqiptarët dhe se dëshëron që shteti serb të përmirësojë marrëdhëniet edhe me shqiptarët dhe Shqipërinë.
Vuçiç tha se do të donte ta besonte deklaratën e Ramës, i cili tha se “Shqipëria e Madhe” nuk është projekt i qeverisë shqiptare.
Kreu i qeverisë së Serbisë nënvizoi se thirrjet raciste kundër shqiptarëve që u dëgjuan në stadium nuk ishin një gjë e mirë, por se ato nuk ishin arsyeja se përse u ndërpre ndeshja.
Ai tha se nuk dëshiron të aludojë nëse Olsi Rama ka gisht në dronin që u shfaq në Beograd, duke thënë se këtë do tia lërë në dorë hetimeve.
Vuçiçi shtoi në fund se e ka shtyrë vizitën me Ramën, me qëllim që fjalët që do thuhen në takim të jenë sa më racionale dhe që të ruante krenarinë e popullit serb.

google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”;
google_ad_slot = “5970863453”;
google_ad_width = 336;
google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button