Izraeli zbuloi një xhami 1200-vjeçare në territoret historike të palestinezëve
Institucioni i Monumenteve Historike i Izraelit gjatë gërmimeve të zhvilluara në qytetin Raht në shkretëtirën e Nexhef it (Negev) në jug të vendit në territoret historike të palestinezëve, nxori në dritë rrënojat e një xhamie të mbetur nga periudha e shekullit të 7-8 të erës sonë, që daton nga periudha e hershme e islamit.
Sipas komunikatës me shkrim të lëshuar nga institucioni në fjalë bëhet e ditur se gjatë punimeve të gërmimit për ndërtimin e lagjes së re në qytetin Raht në shkretëtirën e Nexhefit (Negev) në jug të vendit në territoret historike të palestinezëve, u zbuluan mbetjet e një xhamie të mbetur nga periudha e shekullit të 7-8 të erës sonë.
Xhamia 1200-vjeçare është drejtkëndore dhe ka një mihrab në drejtim të Mekës që ndodhet në jug.
Gjatë gërmimeve në rajon gjithashtu u zbulua edhe një zonë e vogël rezidenciale me oborret e hapura, dhoma, bodrume dhe kuzhina, të cilat datojnë nga periudha e hershme islame.