Lajme

Sulejman Ibrahimi nga Bushtrani mban llojin e fundit të buallicave në Serbi (Foto)

Sulejman Ibrahimi 76 vjeçari nga fshati Bushtran i Komunës së Preshevës është një nga fermerët e fundit në Serbi që ruan racën e buallicave.

Familja Ibrahimi shpreson të marrë subvencione nga shteti për të ruajtur këtë racë autoktone, e cila është e njohur në jug të Serbisë si “Gala”.

Për më shumë se një shekull, Ibrahimi ka mbajtur buallicat dhe për vite ata kanë shitur gjalpën dhe qumështin, të cilat përdoren për të trajtuar sëmundjet reumatike ose të mushkërive.

Gjalpi përdoret si shërim për dhimbje koke dhe reumatizëm, dhe qumështi i buallicës është i mirë për ata me astmë ose bronkitje.

Sulejman Ibrahimi është i vetmi i cili në fshatin e tij i ruan, ndërsa të tjerët i kanë shitur dhe në vend të tyre kanë filluar të mbanin lopë Simentale.

Buallicat janë kafshë shumë të forta dhe të qëndrueshme, por modeste kur është fjala për të ushqyerit. Ato janë rezistente ndaj sëmundjeve dhe rrallë sëmuren. Uji, pellgjet dhe burimet tjera janë vendi i tyre i preferuar dhe është e vështirë t’i largoni ato nga aty sepse janë shumë kokëforte dhe të padurueshme.

Ato preferojnë ujin mbi çdo gjë dhe kur e gjejnë atë për dy orë unë nuk mund t’i nxjerr ato nga atje, thotë Ibrahimi.

Djali i Sulejmani shpreson që të vazhdojë traditën familjare me mjetet stimuluese nga shteti, që numrin ta rrisë në 50 nga 25 të cilat i ka aktualisht.

Mishi i buallicave është gjithashtu shumë i mirë dhe i shëndetshëm, i përket një grupi të mishit të kuq dhe është i pakrahasueshëm dhe më i mirë sesa mishi i lopës.

Related Articles

Back to top button