24 vjeçari nga Presheva ndalohet nga policia kufitare në Bilaç me 11 refugjatë
Në fshatin Bilaç të komunës së Bujanocit, policia ka ndaluar dhe arrestuar personin me iniciale A.J. i lindur (1995) nga komuna e Preshevës, i cili në veturën e markës “Audi” me targa të huaja po transportonte në mënyrë të paligjshme 11 migrantë.
Sipas komunikatës së MPB-së, Policia e Bujanocit ka arrestuar A.J. për shkak të dyshimit se ai ka kryer veprën penale të kalimit ilagal të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz. “Pjestarët e Qendrës Rajonale të Policisë Kufitare me Maqedoninë e Veriut në zonën e fshatit Bilaç në komunën e Bujanocit kanë ndaluar “Audi-n” me targa të huaja të cilin e drejtonte A.J. në të cilin kanë qenë gjashtë shtetas të Eritreas dhe pesë Pakistanezë pa dokumentet e nevojshme të udhëtimit”, thuhet në komunikatë e policisë.
Sipas urdhrit të Zëvendës Prokurorit të Prokurorisë së Lartë Publike në Vranjë, i dyshuari ishte urdhëruar të ndalohej deri në 48 orë, pas së cilës ai do të sillet në prokurori në bazë të kallëzimit penal.