Lajme

Në Tetovë Plagosen dy gra nga të shtënat në një dasëm (Video)

Edhe një dasëm e përgjakur në rajonin e Pollogut. Kësaj rradhe dy gra janë plagosur nga krismat në një aheng familjar në Gostivar ku i dyshuar për lëndimin e tyre është vetë nikoqiri i dasmës. Menjëherë pas incidentit dy gratë janë shtruar për kurim në spitalin e Gostivarit, ndërsa personi i dyshuar për gjuajtje me armë zjarri është privuar nga liria. Incidentin e ka konfirmuar Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë.

Tabelë: SPB – Tetovë: Gjysëm ore pas mesnatë në oborrin e shtëpisë familjarë të B.H. (53), derisa ka zgjatur ceremonia e dasmës, ka pasur krisma me armë zjarri. Në rrethana ende të pa zbardhura deri në fund ka ardhur deri te lëndimi i dy grave të cilat kanë marë pjesë në këtë ahend. Të plagosurat H.I.(44) dhe M.M.(35) janë dërguar në spitalin e përgjithshëm ‘Ferid Murat’ të Gostivarit ku është ofruar trajtimi mjeksor. Mëngjesin e sotëm, në vendin e ngjarjes ekipe të hetuesisë dhe prokurori publik kanë kryer hetime dhe po punohet në zbardhjen e rastit.”

Pas denoncimit të këtij incidenti, diku rreth orës 01:30 pas mesnate, nënpunësit policor kanë arrestuar personin me inicialet B.H. i cili ka qenë nikoqir i dasmës, nën dyshimin se ka gjuajtur me pistoletë. Ky është incidenti i parë për këtë vit në Gostivar, por i dyti në rajonin e Pollogut vetëm brenda një jave. Ditë më parë në Reçicë të Vogël të Tetovës poashtu në një aheng familjar nga gjuajtjet me armë zjarri të plagosur kanë mbetur dy të rinj, njër prej të cilëve djali i deputetit Xhevat Ademi. Edhe për këtë rast policia ka marë në bisedë informative disa persona të pranishëm në aheng për të verifikuar dhe zbuluar autorët e gjuajtjes dhe incidentit në fjalë.

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë pas këtij incidenti ka përsëritur apelin të cilin e ka lëshuar që nga fillimi i sezonit të dasmave ku qytetarët paralajmërohen për rreziqet dhe pasojat ligjore gjatë përdorimit të armëve në ahengje familjare. Nga ana tjetër edhe vetë ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski, e ka quajtur mungesë të vetëdijes përdorimin e armëve në dasma dhe ahengje të ndryshme, ndërsa ka paralajmëruar masa më të rrepta në zbardhjen e incidenteve dhe parandalimin e rasteve të tjera.

Përdorimi i armëve të zjarrit në ahengje familjare përsëritet thuajse në çdo vit gjatë sezonit të dasmave dhe në shumë raste edhe viteve të kaluara janë regjistruar incidente të përgjakshme.

Related Articles

Back to top button