Lajme

Bashkatdhetari e parkon veturën gabim në qendër të Preshevës, bllokon qarkullimin për 30 minuta (Foto)

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur sot, gjatë mëngjesit në qendër të Preshevës.

Një bashkatdhetar i cili po kalon pushimet në vendlindje ka parkuar në vend ku nuk është i lejuar parkimi.

Kjo ka bërë që vetura e bashkatdhetarit ta bllokojë rrugën për qarkullim, ku nuk ka mundur të kalojë një kamion me peshë mbi 3.5 ton.

Presheva.AL ka siguruar fotot ku shihet se si eshte bllokuar rruga.

Banorët janë shprehur të mllefosur me këtë gjest të bashkatdhetarit.

Për më shumë shikojeni foto:

Related Articles

Back to top button