Lajme

Moti i ngrohtë rrit rreziqet nga paraqitja e helmimit me ushqim

Rritja e re e paralajmëruar e temperaturave të ditës, e cila sipas meteorologë në disa rajone do të tejkalojë 40 gradë Celsius, i rrit rreziqet nga paraqitja e helmimit me ushqim.

Rekomandohetushqimi i ftohur të ruhet në temperaturë më të ulët se pesë gradë, ndërsa ushqimi i cili duhet të përgatitet, në mënyrë termike të përpunohet në më shumë se 60 gradë.

Pemët dhe perimet para përdorimit të pastrohen mirë nën ujë, mishi, qumështi dhe vezët në mënyrë termike të përpunohen mirë. Pas përgatitjes ushqimi i ftohur të ruhet në frigorifer. Ushqimi duhet të mbrohet nga insektet, dhe kafshët shtëpiake të cilat mund të vijnë në kontakt me të.

Related Articles

Back to top button