Lajme

Ja në sa ora do të falet namazi i Kurban Bajramit në Preshevë

Besimtarët musliman të dielën e festojnë festën e Kurban Bajramit. Në Preshevë, namazi i Sabahut do të falet më 05:00 minuta, ndërkaq namazi i Bajramit do të falet në ora 06:15 minuta.

Kurban Bajrami është një nga dy festat islame të cilën e kremtojnë myslimanët në mbarë botën, tjetri është Fitër Bajrami. Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e profetit Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhërit të Zotit, para se Zoti të ndërhyj, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftojë Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë. Mishi nga kafsha e flijuar ndahet në tre pjesë. Familja mban një pjese; pjesa tjetër jepet për të afërmit, shokët dhe fqinjët; ndërsa pjesa e mbetur i ndahet të varfërve dhe nevojtarëve.

Related Articles

Back to top button