LajmeMagazina

Shtyhet vizita e Ramës në Beograd

Kryeministria shqiptare përmes një njoftimi për mediat, ka bërë të ditur se është shtyrë për në 10 Nëntor vizita e Ramës në Beograd. Zyra e shtypit e Kryeministrisë, bën të ditur se Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun serb ku kanë rënë dakord se incidentet që shoqëruan ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri ishin tejet të padëshiruara.
Në njoftim theksohet se mes dy kryeministrave mbeten mosmarrëveshje të qarta lidhur me gjithë sa ndodhi, por ata kanë rënë dakord që nuk duhet dhe s’do ta humbin mundësinë për t’u takuar e për të punuar së bashku në funksion të stabilitetit rajonal, si edhe për të çelur një faqe të re në marrëdhëniet politike dhe ekonomike mes dy vendeve. 
Kjo ka qenë edhe arsye që dy Kryeministrat kanë rënë dakord që të vazhdojnë dialogun e rëndësishëm që kanë nisur, si edhe për të siguruar që procesi i filluar në Berlin në 28 gusht, të shkojë përpara ata kanë rënë dakord të shtyjnë për më 10 nëntor vizitën që ishte  parashikuar të zhvillohej më 22 tetor. 
google_ad_client = “ca-pub-3995474441061688”; google_ad_slot = “5970863453”; google_ad_width = 336; google_ad_height = 280;

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button