Arifi: Në Bujanoc nuk kemi zhvillim ekonomik sepse pushteti nuk ka interesim
Komuna e Bujanocit gjithnjë e më shumë është duke u zhytur në probleme financiare dhe ekonomike.
Ky pushtet sipas kryetarit të Partisë Demokratike Nagip Arifit, përveç, keçmenaxhimit dhe keçpërdorimit të mjeteve financiare nuk ëhstë duke bërë asgjë tjetër. Në deklaratën Arifi është shprehur se, “për fat të keç në komunën e Bujanocit nuk kemi zhvillim Ekonomik, sepse pushteti lokal nuk është duke i dhënë rëndësi zhvillimit ekonomik”.
Arifi gjithashtu ka theksuar se, “edhe përkundër ndarjes së mjeteve në vitin 2017, 2018 dhe 2019 për subvencionimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, ky pushtet ka financuar ato subjekte të cilat i kanë regjistruar bizneset dhe për një kohë të shkurtër i kanë çregjistruar”.
Vërejtjet e tona, ka thënë i pari i PD-së, kanë qenë të vazhdueshme edhe në KK të Bujanocit, në vitin 2018 mëse gjysma e subjekteve që kanë përfituar subvencione nga buxheti komunal, gjegjësisht nga taksapaguesit pas marrjes së mjeteve menjëher i kanë çlajmëruar bizneset e tyre, 27 ndërmarrës pas marrjes së mjeteve financiare menjëherë i kanë çregjistruar bizneset e tyre.
“Kjo është një keçpërdorim i mjeteve të buxhetit, por është edhe një keçmenaxhim ng Qeverisja Lokale në këtë drejtim” Spias Arifit pushteti lokal jo që nuk kanë punuar asgjë në këtë drejtim, por në raste ky pushtet edhe ka penguar disa subjekte ekonomike që të zhvillojë biznesin e tyre.