Lajme

Shpëtoi 70 njerëz nga “flakët e ferrit”në Greqi, vdes shqiptari hero. Kryeministri grek: Jemi mbushur me trishtim

Peshkatari me origjinë shqiptare Kostas Arvanitis është ndarë ditën e sotme nga jeta.

Arvanitis njihet si heroi që shpëtoi 70 persona gjatë zjarreve në Mati vitin e shkuar. 70-vjeçari luftonte prej kohësh me sëmundjen e kancerit.

Si u kthye peshkatari në heroin e Greqisë?

Kur në kalendar shënonte data 23 korrik, Arvanitis duhet që të ishtë në një festë për të festuar ditëlindjen e tij me gruan dhe familjen. Në vend që të festonte, Arvanitis nuk ngurroi asnjë minutë që të merrte varkën e tij të peshkimit dhe të nxitonte për të shpëtuar dhjetëra njerëz të bllokuar në brigjet e Matit.

Në bord duke ndihmuar peshkatarin ishte gruaja e tij Chryssa, djali Dimitris dhe punonjësi egjiptian Mahmout Messafer.

“Unë nuk isha në gjendje të menaxhoja dhimbjen, dëshpërimin dhe pikëllimin kur çdo person që unë njihja digjej e përvëlohej. Unë nuk kam folur shumë për atë që kam përjetuar atë natë, pasi nuk mund të përballoja dhimbjen dhe dëshpërimin.”

Ndarjen e tij nga jeta e komentoi edhe kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i cili shkruante: Kostas Arvaniti ishte shembull i solidaritetit dhe ndarja e tij nga jeta na mbushi të gjithëve me trishtim. Varrimi i tij do të jetë shpenzim publik. Është një vepër e vogël mirënjohjeje nga të gjithë ne për trimërinë që tregoi natën e tragjedisë kur pa e menduar dy herë shpëtoi 70 persona.

Postimi i plotë:

Një vit më parë, Greqia u përballë me një nga zjarret më shkatërrues që janë parë ndonjëherë, nga të cilët humbën jetën 103 njerëz, mes tyre edhe tre shqiptarë.

Related Articles

Back to top button