Lajme

Ndërtimi i kanalit ujor Danub-deti Egje nxiti SHBA-në ta merrte me koncesion Luginën

Sipas dokumentacioneve të zbuluara së fundmi nga disa hulumtues shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i është hedhur dritë një eventi historik që Lufta e Parë dhe Dytë botërore dhe ngjarjet që rrodhën më pas e kishin mbuluar me mister.

E aktualizuar viteve të fundit nga Kina e cila u mundua ta kapitalizoi në vitin 2013 kur korporata më e madhe kineze “Gezhouba” bëri projektin dhe studimet e fizibilitetit si këmbim të drejtën e koncesionit 30 vjecar , projekti i hapjes së kanalit ujor Danub-Selanik nëpërmjet Luginës së Preshevës sic duket është shum herë më i vjetër se kaq.

Disa hulumtues shqiptar në Amerikë, kanë zbuluar dokumentin e vjetër në arkivat e Asociacionit Amerikan të Inxhinerisë Civile me seli në Nju Xhersi , sipas së cilit projekti i hapjes së kanalit ujor në Luginën e Preshevës ishte projektuar nga inxhiner amerikan shum para atyre kinez. Në dokumentin (të cilin ekskluzivisht për Insajderin e publikojm) e botuar në vitin 1926 me titull “The Danube-Aegean Waterway Project” dokumentohet se si Qeveria amerikane kishte marrë një raport zyrtar nga Konsullata amerikane ne Konstantinopol me datë 7 Qershor,1909 lidhur me projektin . Qeveria amerikane përdori influencen duke kërkuar nga Asociacioni Amerikan i Inxhinerisë Civile të projektonte kanalin dhe ofronte mbështetjen financiare si këmbim të një koncensioni afatgjat nga Serbia dhe Perandoria Osmane ( e cila ende mbante atëbotë zonen e Luginës së Preshevës, Maqedonisë dhe Greqisë.

Asociacioni Amerikan i Inxhinerisë Civile , sipas dokumenteve , kishte fituar projektin dhe kishte kryer dëmshpërblimin për të gjitha harxhimet që ishin bërë nga serbët për studimin e projekit.

Kërkesa për koncesionin afatgjat për gjithë zonën ku do të hapej projekti u parashtrua zyrtarisht Qeverisë serbe e cila pranoi të drejtën e koncensionit duke konfirmuar nëpërmjet dy Ministrive , asaj të Ekonomisë dhe shefit të Departamentit në Ministrin e Punëve të Jashtme Vladislav Saviq me datën 8 Qershor 1909.

Koncensioni që morri SHBA për një projekt shum të madh dhe me pesh të cmueshme gjeopolitike irritoi Carin Rus . Rusia kishte mbetur jasht dhe Perandoria e atëhershme Ruse nuk mundi ta kapërdinte kaq leht “tradhtin” nga Mbretëria Serbe.

Presionet Ruse , fuqia e dobët diplomatike e SHBA-së në atë kohë bindën Qeverinë amerikane të nënshkruante në Shën Peterburg me zyrtar Rus , marrëveshjen për konstruktimin e përbashkët të Kanalit ujor Danub-Deti Egje.

4 vite pasi SHBA morri koncesnionin me 17 Janar ,1913 , Rusia bëhet hiseqare në projekt duke komplikuar edhe me shum realizimin e tij.

Lugina e Preshevës në projekt përmendet si Ujndarësi i Preshevës , si zona kyqe më strategjike e projektit.Nëpër të cilin do konstruktohej kanali dhe nje rezervoar i madh uji në form të një liqeni artificial.

100 vjet pas Marrëveshjes Amerikano-Ruse , Kina involvohet duke kryer punimet e fizibilitetit e vetme

Lidhja e Danubit me detin Egje , viteve të fundit është aktualizuar së shumti nga Qeveria Serbe dhe ish Presidenti Nikoliq . Zyrtarisht Qeveria Kineze në vitin 2013 ka kryer studimet e fizibilitetit nëpërmjet kompanisë “Gezhouba Corporation” e cila është kompania më e mire kineze në ndërtimin e digave dhe inxhinerisë .

Pas përfundimit të fizibilitetit, Qeveria Kineze zyrtarizon ofertën dhe kërkon rritjen e bashkpunimit të tre shteteve Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Greqisë për rregullimin e klimës politike për fillimin e realizimit të projektit.

Shkruar nga: Albatrit Ismaili

Related Articles

Back to top button