Lajme
Në mes të Ulqinit bërtasin UÇK, pesë të rinj nga Kosova gjobiten dhe dëbohen nga Mali i Zi
Një rast i pazakontë ka ndodhur në Ulqin. Pesë turistë nga Kosova janë dënuar dhe pastaj dëbuar nga Mali i Zi për shkak të prishjes së qetësisë publik.
Sipas gazetës malazeze “Vijesti”, të rinjtë shqiptarë në mbrëmjen e së mërkurës kishin brohoritur me zë të lartë “UÇK”.
Ata janë ndaluar të hyjnë në Mal të Zi për gjashtë muajt e ardhshëm.
Sipas gazetës, përcjell Telegrafi, gjykatësi kundërvajtës i Gjykatës Themelore të Ulqinit, Amra Grbovic, ka gjobitur të rinjtë me 300 euro secili.