LajmeMagazina

60 vjeçari nga Gjakova vdes duke vallëzuar në dasmë

Mbrëmë rreth orës 23:00, një person ka vdekur derisa po vallëzonte në një aheng familjar në Gjakovë. Bëhet fjalë për një burrë të moshës rreth 60 vjeçare, nga fshati Guskë i Gjakovës, me banim në Kroaci.
Ai është rrëzuar në mes të sallës së hotelit derisa po vallëzonte, pa shenja jete.
Dëshmitarë të rastit tregojnë se familjarët fillimisht dyshuan se bëhej fjalë për humbje ndjenjash shkaku i një sëmundjes së sheqerit, nga e cila po vuante viktima.
Menjëherë, viktima është dërguar në spitalin e Gjakovës, ndërsa mjekët e këtij spitali pas 40 minutash kanë konfirmuar vdekjen e tij.
Kjo ka bërë që dasmorët ta ndërprejnë ahengun në heshtje dhe me trishtim.

Related Articles

Leave a Reply

Back to top button