Lajme
Del jashtë kontrollit situata në Kuvendin e Preshevës (Video)
Pamjet që do të shihni më poshtë, paraqesin momentin kur për shkak të pamundësisë së vazhdimit të seancës në hapsirën e kuvendit komunal, Kryetari i Kuvendit Sami Salihu merr vendim që mbledhja të mbahet në sallën e konferencave. Paraprakisht për shkak të shkaktimit të një incidenti, duke shkulur mikrofonin dhe rrëzuar foltoren, nga mbledhja u përjashtua këshilltari nga rradhët e PVD-së Rinor Krasniqi.
Ky i fundit dhunshëm tentoi të qëndroi në mbledhje, gjë për të cilën u ftua sigurimi i Komunës që të sigurojë mbarëvjajten e mbledhjes.
Për më tepër shikoni pamjet e marrura nga Televizioni Aldi.