Presheva vizitohet nga delegacioni i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
Kryetari Shqiprim Arifi sot priti në takim delegacionin nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në krye me Mimi Kodhelin – Kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë.
Kryetari Arifi Delegacionin e njoftoi me të gjitha problemet që po përballen qytetarët e Luginës së Preshevës dhe u dakorduan sëbashku që Fondi Kombëtar i Solidaritet të themelohet sa më shpejt për realizimin e projekteve që do të aplikoj Komuna e Preshevës në këtë fond.
Bashkë vizituan Shkollat Fillore: Prof Ibrahim Kelmendi dhe në fshatin Miratoc: Abdulla Krashnica, Gjithashtu vizituam ambientet e Emergjencës në Shtëpinë e Shëndetit dhe Maternitetit.
Me shumë nderë dhe kënaqësi në emër të Komunës së Preshevës Kryetari Arifi zonjës Kodheli ia akordoi titullin AMBASADORE E PRESHEVËS për:
-Angazhimin e vazhdueshëm në realizimin e të drejtave të shqipëtarve të Luginës së Preshevës.
-Bashkëpunimin reciprok me institucionet komunale dhe politike të shqipëtarve në Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë.
-Avokimin dhe përfaqësimin brenda qeverisë dhe politikës në Shqipëri.