Nesër fillon Festivali ‘Ditët e komedisë shqiptare’ në Preshevë
Edicioni i 15-të i Festivalit ‘Ditët e komedisë shqiptare’ në Preshevës mbahet nga data 16 deri më 20 tetor 2019.
Festivali do të mbahet në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, ndërsa përveç shfaqjes nikoqire pjesë e këtij festivali do të jenë edhe trupa teatrore nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
Sipas organizatorëve të këtij festivali, ditët e komedisë shqiptare hapen më 16 tetor 2019 me shfaqjen “Misteri” të Teatrit të Qytetit të Preshevës.
Në program të edicionit të 15-të të këtij festivali do të jenë edhe shfaqjet: “As andej as këndej” e Teatrit të Qytetit të Kumanovës me regji të Kastriot Abdylit. Kjo shfaqje do të jepet më 17 tetor 2019.
Një natë më vonë, më 18 tetor, jepet shfaqja “UN Inspektori” shfaqje e Teatrit “Adriana Abdullahu” të Qytetit të Ferizajt, me regji të Regjia Erson Zymberit.
Ndërsa, më 18 tetor 2019, po në kuadër të këtij festivali shfaqet komedia, “Vrapo pas gruas tënde” e teatrit të Qytetit të Gjilanit, me regji të Ekrem Sopit.
Edicioni i 15 i Festivali “Ditët e komedisë shqiptare” mbyllet më 20 të këtij muaji me shfaqjen nga Shqipëria, “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” me regji të Donard Hasanit e Valdrin Hasanit.
Të gjitha shfaqjet fillojnë nga ora 19:30, ndërsa në mbyllje të këtij festivali do të ndahen edhe çmimet.