Nga viti i ardhshëm më shumë para për fëmiun e dytë dhe të pestë
Çdo familje në Sërbi e cila në jetë e sjellë fëmiun e dytë shteti nga viti i ardhshëm do ta stimulojë me mjete shtesë. Kështu që në vend të dy vite, siç është tash ato familje në të ardhmën do të marrin shtesa të fëmijëve në shumë prej 10.000 dinarë në muaj ndoshta në një afat kohorë dyfish më të gjatë se tash, ka paralajmëruar Slavica Gjukiç Dejanoviç Ministr pa portfel e angazhuar për demografi dhe politikat e popullsisë.
Sipas sajë, nëse në familje lind bebja e pestë, sipas gjitha gjasave do ti ketë të njetat kushte sikurse edhe bebja e katërt, gjegjësisht deri në vitin e 10 do të merrë nga 18.000 dinarë në muaj.
Të dhënat e Entit për statistika tregojnë se sipas radhitjes së lindjeve në vitin e kaluara ka pasur më së shumti fëmijë të parë në familje, 30.327 ose 47.4%, dhe fëmijë të dytë 22.870 saktësisht 35.7%, përderi sa familjet që kanë lindur fëmiun e pestë kanë qenë gjithsej 33.
“Buxheti për stimulim të lindjeve vitin e kaluar ka qenë 500 milion, ndërsa këtë vit ëhstë 650 milion dinarë” ka thënë ministrja.
Në vitin e ardhshëm shuma do të jetë më e madhe. Bazuar në masat e deritanishme, në vetëm 9 muajt e parë të këtij viti, në Sërbi kanë lindur 356 bebe më shumë se vitin e kaluar.
Për këtë arsyeje me buxhetin e vitit 2020 do të parashihen më shumë mjete financiare për ndihmë prindërve të cilet në jetë e sjellin fëmiun e dytë dhe të pestë. Për ministren Dejanoviç kjo është e dhëna e parë optimiste dhe ajo ka thënë se më shumë bebe kanë lindur në qendrat më të mëdha, ku jetojnë numër më i madh i të rinjëve.
Në tri vitet e fundit gjithnjë e më i madh është numri femrave të cilat lindin, ndërsa janë të punësuara, ka thënë ministrja. Gjithashtu mes nënave të cilat i kanë nga 3 fëmijë, çdo e katërta ka fakultet.
Në Sërbi ka rreth 130.000 prindër vetushqyes, ndërsa shumica prej tyre nuk i dijnë të drejtat e tyre ligjore, sidomos që koha e punës nuk duhet të jetë fikse, që mund të përzgjidhet ndrrimi dhe që mund të punojë nga shtëpia.
Hulumtimet kanë treguar se nuk duhet ndrruar normën por duhet edukuar punëdhënësit.