Lajme

Teatri i Tiranës me shfaqjen “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas” fituese e festivalit “Ditët e Komedisë Shqiptare” në Preshevë (Video)

Sonte ishte nata e pestë dhe finalja e evenimentit më të madh kulturor në Preshevë “Ditët e Komedisë Shqiptare”. shkruan Presheva.AL
Në natën e fundit u prezantua Teatri nga Tirana me komedinë greke “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”.

Kjo shfaqje per dallim nga shfaqjet e netëve të tjera, ishte me e gjata per nga metrazhi,e cila zgjati rreth dy orë.

Pas perfundimit te shfaqjes mbremja vazhdoi me ndarjen e çmimeve, ku u ndanë 7 çmime. 6 nga juria profesionale dhe një çmim special nga “Shtëpia e Kulturës” si nikoqire e këtij festivali.

Aktori joprotagonist më i mirë Gëzim Bucolli
Aktorja joprotagoniste më e mirë Edona Berisha
Aktorja më e mirë Tringa Hasani
Aktori më i mirë Kushtrim Qerimi
Regjija më e mirë Donard Hasani dhe Valdrin Hasani
Çmimi special nga “Shtëpia e Kulturës” i jepet Teatrit të Kumanovës
Shfaqja më e mirë “Nuk dëgjoj, nuk shikoj, nuk flas”

Related Articles

Back to top button